• e diel, 15 dhjetor 2024

Gërkovska organizoi mbledhje tematike për situatën në arsimin e lartë

Gërkovska organizoi mbledhje tematike për situatën në arsimin e lartë

Shkup, 9 tetor 2023 (MIA) - Zëvendësja e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjëse për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, sot mbajti mbledhje tematike kushtuar situatës në arsimin e lartë.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i qeverisë, përveç ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri dhe anëtarët e tjerë nga Komisioni, në mbledhje morën pjesë rektorë dhe përfaqësues të tjerë nga universitetet në shtet, duke e përfshirë edhe Vllado Giçev, kryetar i Bordit për Evaluim në Arsimin e Lartë, Abdulmenaf Bexheti, kryetar i Konferencës Ndëruniversitare, Jusuf Zeqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar për Arsim të Lartë dhe Veprimitari Shkencore Hulumtuese, si dhe Agim Rushiti, drejtor i Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë.

"Duke u nisur nga nevoja për modernizim dhe ndryshime në arsimin e lartë në shtet për shkak të imazhit të ulët në këto institucione në listat ndërkombëtare, si dhe problemet e theksuara dhe jofunksionaliteteve gjatë zbatimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, të pranishmit i ndanë mendimet dhe propozimet e tyre për ndryshime nga aspekti strategjik dhe konceptual", njoftuan nga Qeveria. 

Në mbledhjen tematike, siç theksojnë ata, u miratuan konkluzione për marrjen e masave urgjente dhe specifike për tejkalimin e dobësive: Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ngarkua që deri në fund të vitit 2023 të bëjë "skrining" të të gjitha institucioneve dhe të informojë Qeverinë për gjendjen në zbatimin e ligjit nga institucionet e arsimit të lartë; Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Agjencinë e Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë të bëjë raport se sa programe studimi janë të akredituara dhe kanë leje pune nga Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë dhe sa programe studimi nuk janë funksionale ose kanë numër të vogël të studentëve; Ministria kishte për detyrë të drejtonte në funskion të interesitr publik Programin e Bursave për stafin e ri shkencor.

Për shkak të mungesës së paekipuar të Agjencisë së Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend, u rekomanduan hapa të menjëhershëm për forcimin e kapaciteteve të saj, në përputhje me standardet e përcaktuara me ligj, ndërsa Konferencës Ndëruniversitare u rekomandua formimi i një grupi pune gjithëpërfshirës që do të diskutojë të gjitha komentet e deklaruara në mbledhje, të cilat i referohen ndryshimeve ligjore dhe nënligjore, dhe brenda një muaji të informojë Komisionin Qeveritar.

Krahas këtyre konkluzioneve, zëvendëskryeminitrja Gërkovska informoi se në propozim të Kabinetit për Politika të Qeverisjes së Mirë, bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, do të formalizohet Grupi i punës për krijimin e një Fondi të veçantë për shkencë dhe inovacione, në drejtim të ndarjes të më shumë mjeteve për punë shkencore - hulumtuese. fc/

Fotografia: Qeveria e RMV-ë

QËNDRONI TË LIDHUR