Komunikacioni në kushte dimërore, borë po bie në rrugën Resnjë-Krushevë dhe në vendkalimet malore Gjavato dhe Pletvar
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës në rrugë, pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare. Borë e lehtë, që nuk qëndron në rrugë po bie në Resnjë, në rrugën Resnjë-Krushevë dhe në vendkalimet malore Gjavato dhe Pletvar.
- Post By Fami Bajrami
- 13:07, 26 dhjetor, 2024
Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës në rrugë, pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare. Borë e lehtë, që nuk qëndron në rrugë po bie në Resnjë, në rrugën Resnjë-Krushevë dhe në vendkalimet malore Gjavato dhe Pletvar.
Nga NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se në disa rrugë, të cilat kalojnë nëpër gryka, është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla të dheut. Përkujtojnë se ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në vendkalimin malor Gjavato dhe në rrugën Tetovë - Kodra e Diellit.
Me tërë mekanizimin dhe fuqinë punëtore në dispozicion, ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë përfshirë në pastrimin e rrugëve.
Nga NP Rrugët e Maqedonisë apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s