Klekovski: Është formuar grup pune për monitorimin rreth progresit të trajtimit të pacientëve nga Koçani
- Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë, Sasho Klekovski ka bërë të ditur është formuar grup pune për të monitoruar progresin e pacientëve nga Koçani. Deri më tani, sipas tij janë vlerësuar rreth 160 të lënduar, ndërsa mungojnë edhe rreth 15 të lënduar të cilët nuk kanë qenë në dispozicion në Koçan në momentin kur grupi i punës ka qenë atje, por janë në komunikim dhe do të përfshihen.
- Post By Fami Bajrami
- 15:32, 5 qershor, 2025
Shkup, 5 qershor 2025 (MIA)- Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë, Sasho Klekovski ka bërë të ditur është formuar grup pune për të monitoruar progresin e pacientëve nga Koçani. Deri më tani, sipas tij janë vlerësuar rreth 160 të lënduar, ndërsa mungojnë edhe rreth 15 të lënduar të cilët nuk kanë qenë në dispozicion në Koçan në momentin kur grupi i punës ka qenë atje, por janë në komunikim dhe do të përfshihen.
Ai theksoi se ky është një proces që nuk do të ketë fund, nuk është një proces që do të përfundojë dhe për këtë arsye këta 7 mjekë nga klinika të ndryshme nga grupi i punës që morën pjesë në pranimin e të lënduarve dhe e dinë se në çfarë gjendje janë pranuar të lënduarit.
"Ata do të bëjnë vlerësime të progresit në valë, për të parë nëse, si ekip konsiliar përparimi i të lënduarve është i mirë dhe në drejtimin e duhur. Kështu që pas përfundimit të këtij raundi, pas një ose dy muajsh do të pasojë një raund i ri i kontrollit të vazhdueshëm të progresit, nga të gjitha anët edhe nga e kirurgjisë plastike, edhe nga ana e terapisë fizikale si dhe pulmologjisë dhe të tjera", tha ai, gjatë panel diskutimit të sotëm me temë: Koçani është prioriteti ynë që u mbajt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Situata aktuale, për momentin siç tha ai është se kemi 12 të lënduar që po trajtohen në spital, nga të cilët 7 janë jashtë vendit dhe 5 janë në vend. Nga këta 12 të lënduar që ende po trajtohen në spitale, 1 është ende kushtimisht thënë në gjendje të rëndë. E di që njëri prej tyre po i nënshtrohet rehabilitimit në Slloveni, tha ai.
Foto: Qeveria