• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Pas seancës së ardhshme të KES do të dihet nëse do të ketë ndryshim në zgjidhjen ligjore për të dielën ditë jopune

Mickoski: Pas seancës së ardhshme të KES do të dihet nëse do të ketë ndryshim në zgjidhjen ligjore për të dielën ditë jopune

Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Nëse do të ketë ndryshime në zgjidhjen ligjore për të dielën ditë jopune, do të dihet pas seancës së radhës të Këshillit Ekonomiko-Social (KES), ku së bashku do të flasim qartë dhe me zë të lartë me punëdhënësit dhe punëtorët, paralajmëroi sot kryeministri Hristian Mickoski.

"Mendimi im personal është që të dielave t'ju mundësohet të punojnë të gjithë atyre që arrijnë marrëveshje me punëdhënësit dhe do të fitojnë mëditje dyfish ose trefish më të lartë, ose, askush nuk do të punojë. Ose do të zbatohet për të gjithë ose nuk do të zbatohet për askënd, ndërsa politikë të standardeve të dyfishta ne nuk do të udhëheqim. Nëse do të ketë ndërhyrje ligjore dhe cilat do të jenë ato, do të varet nga rezultati i mbledhjes së radhës së KES. Për këtë çështje kemi diskutuar tashmës me sindikatat dhe me odat ekonomike dhe nuk është një çështje që duam ta imponojmë. Nuk e kemi diskutuan në një rreth të ngushtë, kështu që të marrim vendim dhe pasta të mos e dimë se çfarë të bëjmë me të. Me dhunë nuk do të bëjmë asgjë"; tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve në seancën e sotme parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Në përgjithësi, siç tha, katalizohen dy zgjidhje – ose që askush të mos punojë, ose dikush mund të punojë nëse paguan dyfishin e mëditjes ose negocion kushte të ndryshme me sindikatat. Ai ka theksuar se e diela është ende ditë pune për profesione të caktuara dhe për operatorë të caktuar ekonomikë të cilët, siç tha, përshkruhen me metra katrorë. Shtoi se ka procese prodhuese për të cilat është e nevojshme që e diela të jetë ditë pune sepse nuk tolerojnë ndërprerjen e procesit të prodhimit.

"Ne si Qeveri po e parashtrojmë pyetjen ose nuk të mos punojë askush, përfshirë ata që punojnë aktualisht, ose nga ana tjetër, të punojnë ata që duan të punojnë, por me pëlqimin e punëtorëve që do të marrin mëditje të dyfishtë. Kjo është dilema që kemi si qeveri dhe nuk shohim asgjë të keqe në të, tha Mickoski.

Ai ka theksuar se sondazhet e tyre për matjen e opinionit publik, të cilat i bëjnë tre herë në muaj, tregojnë se 75 për qind e qytetarëve të anketuar janë pro që e diela të jetë ditë pune për ata që duan të punojnë nëse paguhen dyfish. 

"Nëse duam të diversifikojmë ekonominë dhe të ndryshojmë modelin dhe konceptin tonë ekonomik në të ardhmen, duhet të fokusohemi në proceset e prodhimit që nuk tolerojnë ndalimin e procesit të prodhimit. Duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë për pesë deri në dhjetë vjet nga sot, sepse realiteti në Evropë po ndryshon dhe është krejtësisht ndryshe, kurse në botë shfaqen qendra tjera në hartën e prodhuesve kryesorë", theksoi Mickoski. ls/

Foto: Printskrin 

  

QËNDRONI TË LIDHUR