• e premte, 27 dhjetor 2024

Në seancë plenare më 10 janar duhet të fillojë debati për interpelancat për Mexhitin, Toshkovskin, Isenin dhe Dautin

Në seancë plenare më 10 janar duhet të fillojë debati për interpelancat për Mexhitin, Toshkovskin, Isenin dhe Dautin

Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët theksoi se interpelancat e parashtruara për zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhiti, zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoillkoviq, ministrin e Punëve të Brendshme, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme Astrit Iseni dhe deputeten dhe kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti pritet të vendosen në seancë plenare e cila duhet të thirret më 10 janar të vitit të ardhshëm. 

“Njoftimi është se seanca e parë do të thirret në fillim të janarit dhe do të bëhet fjalë për interpelancat. Presim rreth datës 10 janar, por seanca ende nuk është thirrur. Ato do të futen në rend dite sipas Rregullores së Punës. Nëse ka përgjigje, ato do të futen në rendin e ditës siç vijnë përgjigjet, nëse jo do t'i fusim në rend dite ashtu siç kanë ardhur. Kështu, sipas Rregullores, ne do të punojmë. Çdo interpelancë diskutohet gjithë ditën, në fakt sa persona janë paraqitur për të folur. Seanca mund të zgjasë, por deri në fund të ditës duhet votohet interpelanca specifike. Çdo interpelancë diskutohet nga një ditë dhe në fund votohet ndaras për secilën”, tha Gashi.

Spikeri i shtëpisë ligjvënëse potencon se interpelancat nuk kanë pasojë juridike dhe fuqi ekzekutive. 

“Lidhur me efektin e interpelancave, interpelanca si instrument nuk ka pasojë juridike dhe nuk ka fuqi ekzekutive. Ajo është më shumë vegël demokratike për diskutim politik rreth një teme, rreth një bartësi të detyrës ose personi të zgjedhur dhe emëruar të Kuvendit”, tha ai. fc/

Fotografia: Printskrin nga video 

QËNDRONI TË LIDHUR