Fundjava me mot stabil, me rritje të temperaturave ditore, nga e hëna sërish reshje lokale të shiut dhe bubullima pasdite
- Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e matur kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26 deri 34 gradë. UV-indeksi do ta ketë vlerën 8.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:46, 15 qershor, 2024
Shkup, 15 qershor 2024 (MIA) - Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e matur kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26 deri 34 gradë. UV-indeksi do ta ketë vlerën 8.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e matur kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 32 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë fundjavës do të përqendrohet moti stabil dhe temperatura ditore do të jetë në rritje. Në fillim të javës së ardhshme, në orët e pasdites sërish do të ketë dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima.
"Më pas pritet periudhë më stabile dhe më e nxehtë", informon DPHM. ab/
Foto: МIА arkivi