• e hënë, 23 dhjetor 2024

Franca kërkon ndihmë policore dhe ushtarake për të garantuar sigurinë e Lojërave olimpike

Franca kërkon ndihmë policore dhe ushtarake për të garantuar sigurinë e Lojërave olimpike

Paris, 29 mars 2024 (MIA) - Franca kumtoi se ka dërguar kërkesë deri tek shumë vende që të dërgojnë më shumë se 2.000 policë për të ndihmuar në sigurimin e Lojërave olimpike në Paris këtë verë.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se kërkesa për sigurimin e ndihmës nga vendet e huaja është dërguar në janar, për sistemimin e 2.185 policëve.

Kërkohet nga shërbimet e policisë të ndihmojnë në garantimin e sigurisë së Lojërave dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, kumtuan nga Ministria.

Kjo është qasje klasike e vendeve nikoqire për organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, shtuan nga Ministria.

Kështu francezët dërguan 200 xhandarë në Kupën botërore në Katar në vitin 2022. Franca, gjithashtu, vitin e kaluar ishte nikoqir i pjesëtarëve të forcave evropiane të sigurisë në Kampionatin botëror në ragbi. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR