Dy të vrarë, pesë të lënduar nga të shtënat në një spital në Pensilvani
- Një polic e humbi jetën, ndërsa pesë persona janë lënduar kur një burrë hyri në spitalin e qytetit Jork, në shtetin federal amerikan Pensilvani, hapi zjarr dhe mori punonjës mjekësor si pengje, kumtuan autoritetet lokale.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:10, 23 shkurt, 2025

Jork, 23 shkurt 2025 (MIA) - Një polic e humbi jetën, ndërsa pesë persona janë lënduar kur një burrë hyri në spitalin e qytetit Jork, në shtetin federal amerikan Pensilvani, hapi zjarr dhe mori punonjës mjekësor si pengje, kumtuan autoritetet lokale.
Në kumtesën e policisë ceket se sulmuesi është identifikuar si Diogen Arhangel Ortiz (49) i cili u vra gjatë intervenimit të forcave të sigurisë, ttransmeton Si-En-En.
"Dy policët, të cilët u plagosën gjatë intervenimit, për momentin janë në gjendje stabile. Mjeku nga kujdesi intensiv, infermierja dhe pastruesi morën plagë nga armë zjarri, ndërsa i punësuari i aktërt është lënduar gjatë rrëzimit", deklaroi prokurori i qarkut Jork, Tim Barker në konferencën për shtyp. ab/
Foto: Ueb-faqja e spitalit UPMC Memorial