• e mërkurë, 31 korrik 2024

Franca e njohu sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore

Franca e njohu sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore

 Rabat, 30 korrik 2024 (MIA) - Franca e ka njohur sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore të diskutueshme, duke ndryshuar pozicionin e saj prej disa dekadash dhe duke u vendosur  në listën e vendeve që mbështesin Marokun.

"E tashmja dhe e ardhmja e Saharasë Perëndimore bien në kuadër të sovranitetit maroken. Franca synon të veprojë në mënyrë konsistente me këtë pozicion si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar", ka shkruar presidenti francez Emanuel Makroni në një letër drejtuar mbretit Mohamed VI.

 Maroku konsideron se Sahara Perëndimore është pjesë përbërëse e territorit të saj dhe për dekada në fakt kontrollon një pjesë të madhe të atij rajoni, por shumica e vendeve dhe Kombet e Bashkuara nuk e pranojnë pozicionin e tillë të Marokut.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR