Forumi i familjeve të pengjeve apel Netanjahut: Ndaloni së vrari ata
- Forumi i familjeve të pengjeve, shoqata më e madhe e të afërmve të pengjeve izraelite, sot pas sulmeve të mbrëmshme ndaj Rripit të Gazës, apeloi deri te kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu "të ndalojë vrasjet" ndaj të afërmeve të tyre.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:40, 18 mars, 2025

Tel Aviv, 18 mars 2025 (MIA) - Forumi i familjeve të pengjeve, shoqata më e madhe e të afërmve të pengjeve izraelite, sot pas sulmeve të mbrëmshme ndaj Rripit të Gazës, apeloi deri te kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu "të ndalojë vrasjet" ndaj të afërmeve të tyre.
"Familjet e pengjeve dëshirojnë takim me kryeministrin, ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e ekipit negociator, ku do të sigurohen se si do të mbrohen pengjet nga presioni ushtarak dhe si planifikohet kthimi i tyre. Ndaloni së vrari ata... menjëherë!", thuhet në kumtesën e Forumit.
Të paktën 220 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan zyrtarët palestinezë shëndetësor, pasi herët këtë mëngjes u goditën dhjetëra caqe në enklavë, duke i dhënë fund përpjekjes disajavore për vazhdimin e armëpushimit i cili ndaloi luftimet në janar. qa/
Foto: EPA