Hamasi: Netanjahu hodhi poshtë tashmë marrëveshjen e nënshkruar për armëpushimi në Gazë
- Një përfaqësues zyrtar i Hamasit sot deklaroi se Izraeli duhet të përballet me presion për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit të Gazës që ka shkelur, duke insistuar se nuk ka nevojë për marrëveshje të reja kur tashmë ekziston marrëveshja e nënshkruar.
- Post By Fami Bajrami
- 16:59, 19 mars, 2025

Gaza, 19 mars 2025 (MIA) - Një përfaqësues zyrtar i Hamasit sot deklaroi se Izraeli duhet të përballet me presion për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit të Gazës që ka shkelur, duke insistuar se nuk ka nevojë për marrëveshje të reja kur tashmë ekziston marrëveshja e nënshkruar.
Kryeministri Benjamin Netanjahu dje deklaroi se ai kishte urdhëruar sulmet, duke pretenduar se Hamasi kishte refuzuar propozimet për zgjatjen e armëpushimit në Gazë. Në valën e sulmeve në të gjithë territorin e rrethuar humbën jetën qindra njerëz dhe i dha fund paqes relative dymujore.
"Pse duhet të prezantojmë propozime ndërkohë që ekziston një marrëveshje e nënshkruar me palët ndërkombëtare të cilët veprojnë si garantues", deklaroi për Al Xheziran këshilltari për media i shefit të zyrës politike të Hamasit, Taher al Nono.
"Ekziston dhe rezolutë e Këshillit të Sigurimit. Ne i jemi përgjigjur pozitivisht të gjitha përpjekjeve të bëra kundër nesh. Netanjahu mbylli sytë ndaj kësaj, ndërsa jo Hamasi apo rezistenca", shtoi ai.
Al Nono shtoi se Hamasi po komunikon me ndërmjetësit dhe aktorët ndërkombëtarë për të ndaluar agresionin izraelit në Gazë.
Palestinezët të cilët u kthyen në shtëpitë e tyre të dëmtuara dhe të shkatërruara pas hyrjes në fuqi të armëpushimit dje, u vunë në shënjestër të bombardimeve të pamëshirshme izraelite në të cilat familje të tëra u zhdukën brenda pak sekondash.
Hamasi kumtoi se i shikonte sulmet e fundit të Izraelit i vlerëson si shkelje të njëanshme të marrëveshjes së armëpushimit.
"Netanjahu dhe qeveria e tij ekstremiste po marrin vendimin për të anuluar marrëveshjen e armëpushimit, duke i ekspozuar të burgosurit e Gazës ndaj një fati të panjohur", theksohet në kumtesën e djeshme të Hamasit.
Hamasi u bëri thirrje personave në vendet arabe dhe islamike, së bashku me "personat e lirë të botës" të dalin në rrugë për të protestuar kundër sulmit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s