Dy të hospitalizuarit në Bullgari janë ekstubuar, njëri është në maskë për oksigjen, ndërsa të tjerët janë në gjendje të rëndë, por stabile
- Dy prej 15-të të lënduarve nga zjarri në Koçan të cilët janë hospitalizuar në Bullgari, janë ekstubuar, njëri është me maskë për oksigjen, ndërsa të tjerët janë në gjendje të rëndë, por stabile, kumtoi pasdite në konferencën për shtyp, ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë.
- Post By Fami Bajrami
- 15:55, 19 mars, 2025

Sofje, 19 mars 2025 (MIA) - Dy prej 15-të të lënduarve nga zjarri në Koçan të cilët janë hospitalizuar në Bullgari, janë ekstubuar, njëri është me maskë për oksigjen, ndërsa të tjerët janë në gjendje të rëndë, por stabile, kumtoi pasdite në konferencën për shtyp, ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë.
Pacientët e ekstubuar, si dhe pacienti me maskë për oksigjen, janë në Spitalin universitar për mjekim aktiv dhe mjekësi urgjente "N.I.Pirogov" në Sofje. Gjashtë pacientët e tjerë në atë spital janë ende në ventilim mekanik.
E rëndë, por stabile, është gjendja e tre të lënduarve të cilët janë të hospitalizuar në spitalin e Varnës dhe tre të tjerëve në Spitalin universitar "Sh. Gjergji" në Plovdiv.
Pacientët para disa ditëve janë transportuar në Bullgari me aeroplan transportues ushtarak "Spartan" dhe me automjete të ambulantës së Shërbimit emergjent mjekësor të Sofjes.
Të lënduarit të cilët trajtohen në Bullgari dje i kanë vizituar shefi i diplomacisë së Maqedonisë Timço Mucunski dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. rq/
Foto: arkivi i MIA-s