• e martë, 29 prill 2025

Përleshje mes policisë dhe protestuesve në protestat për mbështetje ndaj prefektit të arrestuar të Stambollit

Përleshje mes policisë dhe protestuesve në protestat për mbështetje ndaj prefektit të arrestuar të Stambollit

Stamboll, 19 mars 2025 (MIA) - Në protestën në mbështetje të prefektit të arrestuar të Stambollit, Ekrem Imamogllu, ka ardhur deri në përplasje mes policisë dhe studentëve të universitetit nga ky qytet në Bosfor.

Studentët protestuan kundër arrestimit të tij, si dhe anulimit të djeshëm të diplomës së Imamoglut nga ana e Universitetit të Stambollit për shkak të parregullsive të supozuara, raportojnë mediat turke.

Qindra studentë i kanë thyer barrikadat e policisë dhe tensionet u përshkallëzuan në vende të caktuara pas ndërhyrjes së ashpër të policisë.

Gjatë konfliktit një numër i madh studenteve kanë rënë përtokë.

Paraprakisht, demonstruesit, të cilët sot po protestojnë para selisë kryesore të policisë në Stamboll, njoftuan se ndalimi i rivalit kryesor politik të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, prefektit të atij qyteti, Ekrem Imamoglu, është një goditje për demokracinë turke.

Më shumë se 100 persona u mblodhën pranë selisë së policisë, ku Imamoglu u dërgua pas arrestimit të tij, duke brohoritur parulla në mbështetje të prefektit dhe slogane kundër qeverisë, raportojnë mediat britanike.

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu u arrestua mëngjesin e sotëm.

Paraprakisht sot, mediumet publikuan se është lëshuar urdhër për arrestimin e tij. Imamoglu, i cili vjen nga radhët e partisë opozitare Popullore Republikane (CHP) është objektiv i hetimit policor lidhur me dyshimet për korrupsion dhe për lidhje me organizata terroriste.

Ekipe policore e kontrollojnë shtëpinë e tij, ndërsa para rezidencës ka prani të përforcuar policore, tregojnë pamjet nga incizimet e Si-En-En Turk.

Në mëngjes u arrestua edhe zëdhënësi i tij, Murat Ongun, njofton gazeta opizitare "Xhumhyriet". Thuhet se është përgatitur një listë me mbi 100 biznesmenë dhe gazetarë, për të cilët është lëshuar urdhër për arrestim. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR