• e martë, 29 prill 2025

Të paktën 20 palestinezë humbën jetën në sulmet e sotme izraelite ndaj Gazës

Të paktën 20 palestinezë humbën jetën  në sulmet e sotme izraelite ndaj Gazës

 Gaza, 19 mars 2025 (MIA) - Të paktën 20 palestinezë humbln jetën në sulmet e sotme ajrore izraelite në Gazë, kumtuan personat mjekësor, ndërsa bombardimet vazhduan dhe u dhanë urdhra që banorët të evakuoheshin nga zonat e luftimeve.

Një shtetas i huaj u vra, ndërsa katër të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në selinë e Kombeve të Bashkuara në qendër të Gazës e kryer sot, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

Ushtria izraelite në kumtesë mohoi se caku ishte baza e KB-së në Deir al Balah, duke sqaruar se ata goditën lokacionin e Hamasit në pjesën e Gazës veriore ku u zbuluan përgatitjet për të qëlluar në territorin izraelit.

Në sulmet e djeshme ushtarake izraelite vranë të paktën 436 palestinezë, prej të cilëve 183 fëmijë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Palestinës, një nga numri më i lartë i vdekjeve njëditore që nga fillimi i konfliktit, me çka duke i dhënë fund javëve të paqes relative që nga një armëpushim në janar.

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit, që ishte një pushim i shkurtër për 2.3 milionë banorët e Gazës pas 17 muajsh luftë që e bëri enklavën në rrënoja dhe detyroi shumicën e popullsisë në zhvendosje të shumëfishta.

Izraeli ka akuzuar Hamasin për përdorimin e civilëve palestinezë si barrikada të gjalla. Hamasi, prap, i mohon akuzat dhe e akuzon Izraelin për bombardime të pa selektuara.

Armata izraelite sot hodhi fletëpalosje në veri dhe jug të Rripit të Gazës, duke urdhëruar banorët të evakuohen sepse ndodhen në "zona të rrezikshme luftarake".

"Qëndrimi në strehimore ose tendat e juaja aktuale vë në rrezik jetën tuaj dhe të anëtarëve të familjes suaj, evakuoni menjëherë" shkruante një broshurë e lëshuar në Beit Hanun.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dje deklaroi se urdhëroi sulmet sepse Hamasi refuzoi propozimet për të zgjatur armëpushimin deri në prill.

Hamasi, i cili ende mban 59 nga rreth 250 pengje, akuzon Izraelin për minimin e përpjekjeve të ndërmjetësve për të negociuar një armëpushim të qëndrueshëm.

Izraeli po bllokon të gjitha ndihmat humanitare dhe furnizimet me energji elektrike për banorët e Gazës, duke përfshirë ushqimin dhe derivatet, duke thënë se dëshiron të ushtrojë presion mbi Hamasin.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Kaja Kalas sot deklaroi se ajo i tha ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit Gideon Sar se situata në Gazë ishte "e papranueshme".

Në takim me presidentin e Francës Emanuel Makron në Paris, mbreti jordanez Abdullah bëri thirrje për rivendosjen e armëpushimit dhe vazhdimin e fluksit të ndihmave.

"Sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza janë një hap jashtëzakonisht i rrezikshëm që përkeqëson më tej situatën tashmë të rëndë humanitare", tha ai. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR