Formulari për regjistrim për studimet deridiplomike është i disponuesuhëm në portalin për e-shërbime
- Studentët për studimet deridiplomike (cikli i parë) kanë mundësi online të plotësojnë formularin për paraqitjen e semestrit. Formulari është i disponueshëm në Portalin kombëtar të shërbimeve elektronike www.uslugi.gov.mk.
Shkup, 5 shtator 2025 (MIA) - Studentët për studimet deridiplomike (cikli i parë) kanë mundësi online të plotësojnë formularin për paraqitjen e semestrit. Formulari është i disponueshëm në Portalin kombëtar të shërbimeve elektronike www.uslugi.gov.mk.
Me këtë mjet digjital, studentët dhe universitetet kursejnë kohë dhe shpenzime, ndërsa Enti Shtetëror i Statistikës merr të dhëna statistikore të sakta dhe në kohë në fushën e arsimit të lartë.
"Ky shërbim është i destinuar për të gjithë studentët dhe institucionet e arsimit të lartë me qëllim që të thjeshtohet, përshpejtohet dhe digjitalizohet procesi i dorëzimit dhe përpunimit të të dhënave. Në vend të procedurave të gjata dhe dokumenteve në letër, tani formulari mund të plotësohet plotësisht dhe të dërgohet onllajn- shpejt, me efikasitet dhe pa pengesa administrative, theksoi Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u promovua ky mjet digjital.
Në koordinim me Entin Shtetëror të Statistikës, në periudhën e ardhshme është planifikuar që i gjithë grupi i shërbimeve që lidhen me studimin të integrohet dhe të jenë të disponueshme përmes portalit kombëtar të shërbimeve elektronike – www.uslugi.gov.mk.
#Çdo student mund ta plotësojë formularin në një mënyrë të shpejtë, të thjeshtë dhe të lehtë, pas së cilës do të marrë një konfirmim për plotësimin me sukses të formularit, të cilin më pas duhet ta dorëzojë në mënyrë elektronike në Pyetje të studentëve. Në këtë mënyrë sigurohet plotësim më i thjeshtë të formularëve statistikorë, efikasitet të rritur të proceseve statistikore dhe prodhim në kohë të të dhënave statistikore me cilësi të lartë me shpenzime më të ulëta si për studentët ashtu edhe për Statistikën, theksoi Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov.
Kjo nismë është pjesë e strategjisë më të gjerë të Qeverisë për digjitalizimin e plotë të shërbimeve publike, duke mundësuar një sektor publik më të shpejtë, më transparent dhe më të arritshëm për të gjithë qytetarët. ls/
Foto: MIA