• e enjte, 04 dhjetor 2025

Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 72-të, në rend dite ndryshimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm

Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 72-të, në rend dite ndryshimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot dihet ta vazhdojë mbledhjen e 72-të plenare.

Para deputetëve në mbledhjen e sotme plenare janë Propozim vendimi për zgjedhje të drejtorit të Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale, Propozim ligji për ratifikim të Marrëveshjes për bashkëpunim në fuhsën e mbrojtjes mes Qeverisë së Republikës së Francës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim vendimi për ndryshim të Vendimit për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të RMV-së në Dimenzionin parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore (DP NEQ).

Në rend dite të kësaj mbledhje, me procedurë të shkurtuar janë Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për arsimin e mesëm dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsimin fillor, në procedurë të shkurtuar. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR