• e premte, 28 qershor 2024

Fon der Lajen për vizitë në Liban

Fon der Lajen për vizitë në Liban

Bruksel, 2 maj 2024 MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen sot e shoqëruar nga kreu i shtetit qiproit, Nikos Hristodulides do të qëndrojë për vizitë në Liban.

Siç kumtoi Komisioni Evropian, është parashikuar që Fon der Lajen dhe Hristodulides në Bejrut  të takohen me kryeministrin e Libanit, Naxhib Azmi Mikati dhe me kryetarin e Parlamentit, Nabih Beri.

Libani nuk ka president që nga tetori i vitit 2022, kur skadoi mandati i kreut të atëhershëm të shtetit Mishel Aun, ndërsa Parlamenti që atëherë nuk ka arritur të sigurojë shumicën për të zgjedhur pasardhësin e tij.

Sipas paralajmërimeve, pritet Fon der Lajen dhe Hristodulides nikoqirëve të tyre libanezë t'ua prezantojnë pakon e ndihmës ekonomike për vendin për përballje me problemin e qindra mijëra refugjatëve siriane që dyshohet se mund të drejtohen në Qipro, në përpjekje për të arritur në territorin e BE-së.

Shtesë në takime do të diskutohet edhe për marrëdhëniet dypalëshe, sfidat e sigurisë me të cilat përballet Libani dhe reformat e nevojshme në vend. ls/

Foto: EBS

 

QËNDRONI TË LIDHUR