• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen: BE-ja aktivizon Mekanizmin për mbrojtje civile për ndihmë të zonave të përmbytura në BeH

Fon der Lajen: BE-ja aktivizon Mekanizmin për mbrojtje civile për ndihmë të zonave të përmbytura në BeH

Bruksel, 7 tetor 2024 (MIA) - Zemrat dhe mendimet tona janë me njerëzit në Bosnja e Hercegovinë të goditur nga përmbytjet shkatërruese, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në një postim në Iks në lidhje me zonat e përmbytura në BeH.

"E aktivizuam Mekanizmin tonë për mbrojtje civile të BE-së dhe dërgojmë ekipe të shpëtimit në terren. Ky është solidariteti i BE-së në vepër", shtoi Fon der Lajen në postim.

Paraprakisht edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Bosnja e Hercegovinë, Luixhi Soreca, gjithashtu në Iks, publikoi se BeH e ka aktivizuar Mekanizmin për mbrojtje civile të BE-së dhe ekipet e shpëtimit do të mbërrijnë në terren në zonat e përmbytura. "BE-ja gjithashtu i qëndron pranë Bosnja e Hercegovinës! Në vendin e ngjarjes mbërrijnë ekipe për reagim. BeH është anëtare me të drejtë të plotë e Mekanizmit nga shtatori i vitit 2022. Ekipet e Bosnja e Hercegovinës morën pjesë në përpjekjet e shpëtimit në Slloveni dhe Turqi. Solidaritet në vepër, citoi Soreca në postim. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR