• e hënë, 01 korrik 2024

Flik në takim me drejtorin sportiv të Barcelonës në Londër

Flik në takim me drejtorin sportiv të Barcelonës në Londër

Barcelonë, 22 maj 2024 (MIA) - Hanzi Flik dhe agjenti i tij Pini Zahavi sot do të takohen me drejtorin sportiv të Barcelonës Deko dhe Bojan Kirkiq i cili është pjesë e ekipit të portugezit.

Sipas informacioneve në Spanjë, përfaqësuesit zyrtarë të katalanasve sot në mëngjes kanë udhëtuar për në kryeqytetin anglez. "ESPN" dhe "Sport" më vonë informuan se shkaku i udhëtimit të tyre ishte pikërisht takimi me Flikun dhe agjentin e tij.

Ky informacion edhe më shumë i përforcon zërat se Barcelona sipas gjitha gjasave do të ndahet me Çavi Ernandez, edhe pse para vetëm disa javëve të dyja palët u dakorduan që ish mesfushori legjendar të mbetet edhe në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, kryetari i "bllaugranas", Zhoan Laporta, pastaj u hidhërua për shkak të një konference për media të Çavit në të cilën fliste për përforcime të reja dhe sipas mediave katalanase, trajneri do të pezullohet nga puna për atë shkak. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR