• e shtunë, 15 qershor 2024

Fillon Kampionati Evropian në futboll UEFA EURO 2024 - e hapin Gjermania dhe Skocia

Fillon Kampionati Evropian në futboll UEFA EURO 2024 - e hapin Gjermania dhe Skocia

Mynih, 14 qershor 2024 (MIA) - Sonte në orën 21:00 me kohën e Maqedonisë fillon UEFA EURO 2024 e shumëpritur!

Ndeshjen e hapin Gjermania dhe Skocia në një ndeshje të Grupit A të garës e cila zhvillohet në "Alianc Arena" në Mynih.

Para ndeshjes do të ketë hapje tradicionale, ku do të nderohet futbollisti legjendar Franc Bekenbauer i cili vdiq më 7 janar të këtij viti.

Kampioni aktual është Italia e cila triumfoi në edicionin e vitit 2021, të shtyrë për një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit edhe atë kundër Anglisë në penallti. ls/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR