• e shtunë, 23 nëntor 2024

Filipçe: Ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është humbje e rëndë e politikave të Qeverisë

Filipçe: Ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është humbje e rëndë e politikave të Qeverisë

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është humbje e rëndë e politikave të Qeverisë në planin e integrimeve evropiane të vendit, deklaroi në konferencë për shtyp lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, pasi ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-dë dje miratuan vendim që Shqipëria të vazhdojë negociatat dhe të ndahet nga Maqedonia në rrugën drejt Bashkimit Evropian. 

"Me këtë vendim bëhet e qartë se Shqipëria do të marrë dritën jeshile për vazhdimin e fazës së dytë të negociatave me BE-në dhe hapjen e Klasterit të parë. Ndarja është një fatkeqësi e madhe për të ardhmen e qytetarëve. Për fat të keq, pas këtij shanci të ri të humbur, do të reflektojë në shumë familje, dhe në një gjeneratë tjetër krejtësisht të re", tha Filipçe, duke shtuar se "kjo e vret shpresë se vendi ynë mund të përparojë dhe të zhvillohet".

Sipas tij, VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski qytetarëve u kanë servuar një mashtrim të madh zgjedhor dhe se përmes një sërë gënjeshtrash dhe manipulimesh kanë tentuar ta fshehin qëllimin e vërtetë, kurse qëllimi i vërtetë është, siç tha Filipçe, se as nuk kanë plan, as nuk duan që vendi të përparojë dhe të zhvillohet në dhe drejt BE-së.

Ai e pyeti qeverinë se cili është plani dhe cilat janë afatet për integrimet evropiane.

"Cilat janë afatet e planit, nëse ka fare? Deri kur nuk do të merrni përgjegjësi dhe do të thoni sinqerisht se çfarë do të ndodhë me këtë vend? Tani Maqedonia mbetet e izoluar pa një plan dhe strategji të qartë se si do të ecim përpara. Për vetëm njëqind ditë, Qeveria varrosi shpresën e fundit, se një ditë do të jetë më mirë këtu. Politikat e VMRO-DPMNE-së, të cilat shërbejnë vetëm për përhapjen e populizmit dhe patriotizmit të rremë, sjellin vetëm izolim ndërkombëtar, stagnim ekonomik dhe tensione të brendshme", tha ai.

Lideri i LSDM-së theksoi e për herë të parë pas 30 viteve pasi shteti e filloi rrugën drejt BE-së, Qeveria është bllokuar vetvetiu.

Tragjedia më e madhe, sipas tij, është se VMRO-DPMNE dëshiron të ri-bilateralizojë negociatat evropiane dhe kontestin me Bullgarinë.

Ai shprehu besimin se me ndryshimin e Kushtetutës, që është kusht i mëtutjeshëm në Kornizën negociuese nuk do të humbasim asgjë.

"Përkundrazi, do të fitojmë. Kjo është mënyra e vetme për t'u mbrojtur nga kërkesat dhe shantazhet e mëtejshme. Kjo është mënyrë e vetme që çdo problem me të cillin do të përballemi në të ardhmen të zgjidhet në kuadër të BE-së, para të gjithë anëtarëve, kurse jo vetëm Bullgaria. Kjo është mënyra për të shmangur bilateralizimin e problemit. Me fillimin e bisedimeve më kurrë nuk duhet të negociojmë me Bullgarinë, por me BE-në. Dhe kjo është garanci për rrugën tonë drejt anëtarësimit, theksoi kryetari i LSDM-së. ls/

Foto: LSDM 

 

QËNDRONI TË LIDHUR