Në pikat pagesore vitin e kaluar kanë kaluar 62.662.988 automjete, NPRRSH me të ardhura mbi 66,5 milionë euro
- Në pikat pagesore në vend gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 62.662.988 automjete, ndërsa pagesa ka qenë 99,2 për qind.
Shkup, 2 janar 2024 (MIA) - Në pikat pagesore në vend gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 62.662.988 automjete, ndërsa pagesa ka qenë 99,2 për qind.
Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore (NPRRSH) sot kumtoi se e mbylli vitin 2024 me të ardhura mbi 66,5 milionë euro në bazë të pagesës në pikat pagesore.
Krahasuar me vitin 2023, këto janë 270 milionë denarë ose mbi 4,32 milionë euro më shumë.
"Me qëllim të uljes së numrit të të ashtuquajturve jopagues, NPRRSH në periudhën nga gushti deri në dhjetor të vitit 2024 organizoi 23 kontrolle veprimi së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Transportit dhe me ndihmën e MPB-së, me të cilat mund të konstatohet se kemi pasur më shumë se një vit të suksesshëm, thonë nga NPRRSH.
Pjesëmarrja e pagesës elektronike është rreth 33 për qind. Nga fillimi i pagesës elektronike më 3 korrik 2019 deri më 20 dhjetor 2024, janë shitur gjithsej 242,080 pajisje elektronike, nga të cilat 203.828 karta M-smart dhe 38.252 pajisje M-tag. Për atë periudhë janë bërë gjithsej 1.842.224 mbushje individuale të pajisjeve elektronike për shuma të ndryshme, ndërsa shuma e përgjithshme për mbushje deri më tani është 3.509.815.300 denarë. ls/
Foto: NPRRSH