Fermerët grekë sërish bllokojnë vendkalimin kufitar Evzoni
- Fermerët nga pjesa veriore e Greqisë, nga rajoni i Peonisë, pak pas orës 12 sipas kohës lokale, sërish e mbyllën vendkalimin kufitar Evzoni në drejtim të vendit tonë, duke ndërprerë plotësisht komunikacionin për të gjitha automjetet si për dalje nga Greqia ashtu edhe për hyrje në vend, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:16, 3 dhjetor, 2025
Athinë, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Fermerët nga pjesa veriore e Greqisë, nga rajoni i Peonisë, pak pas orës 12 sipas kohës lokale, sërish e mbyllën vendkalimin kufitar Evzoni në drejtim të vendit tonë, duke ndërprerë plotësisht komunikacionin për të gjitha automjetet si për dalje nga Greqia ashtu edhe për hyrje në vend, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nuk dihet se sa do të zgjasë bllokada e vebdkalimit kufitar, e cila mbyllej periodikisht si dje edhe pardje.
Praktika e fermerëve, ashtu si në vitet e kaluara gjatë protestave të tyre, është të mos paralajmërojnë bllokimet, duke pasur parasysh se traktorët dhe mjetet bujqësore janë të parkuara në vendkalim dhe qëndrojnë aty, dhe në mbledhjet e përditshme, komisionet kompetente bujqësore vendosin se kur dhe për sa kohë do të bllokojnë.
Në anën greke të kufirit, janë parkuar rreth 150 traktorë dhe automjete.
Fermerët në të gjithë Greqinë kanë ngritur bllokada, paradite u përpoqën të arrinin në vendkalimin kufitar të Promahonas me Bullgarinë, ku arritën të anashkalonin bllokadën e policisë, ndërsa në rajonin e Thesalisë, ku ka bllokada në disa pika në autostradën Selanik-Athinë, janë të përfshirë mbi 4.000 traktorë.
Foto: Arkivi i MIA-s