• e premte, 12 korrik 2024

Erdogan: Turqia nuk do ta miratojë bashkëpunimin e NATO-s me Izraelin

Erdogan: Turqia nuk do ta miratojë bashkëpunimin e NATO-s me Izraelin

Ankara, 12 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi se nuk do të jetë e mundur që NATO ta vazhdojë partneritetin me autoritetet izraelite, njoftuan mediat britanike.

"Deri të vendoset një paqe gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme në Palestinë, përpjekjet për të bashkëpunuar me Izraelin në kuadër të NATO-s nuk do të miratohen nga Turqia", tha Erdogani gjatë konferencës së samitit të aleancës në Uashington. 

Ai shtoi se vendi i tij do të vazhdojë me përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës ruso-ukrainase.

Gjithashtu, Erdogani tha se i propozoi ministrit të Punëve të Jashtme, Hakan Fidan të takohet me presidentin sirian Bashar al Asad për të filluar me rivendosjen e marrëdhënieve me republikën arabe.

Duke komentuar shitjen e mundshme të aeroplanëve luftarakë F-16 në Turqi, Erdogan tha se kishte folur me homologun e tij amerikan Xho Bajden i cili i tha se do ta zgjidhte çështjen "brenda tre deri në katër javë". qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR