• e martë, 03 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ende po zgjat bllokada e RTS-së në Beograd, me asistencën e policisë në mëngjes ka hyrë një pjesë e të punësuave në këtë medium

Ende po zgjat bllokada e RTS-së në Beograd, me asistencën e policisë në mëngjes ka hyrë një pjesë e të punësuave në këtë medium

Beograd, 16 prill 2025 (MIA) - Me asistencë të policisë serbe dhe xhandarmërisë, të punësuarit në RTS kanë hyrë në ndërtesën e mediumit në qendër të Beogradit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Gjatë aksionit të policisë janë shtyrë studentët në bllokadë, të cilët nuk lejojnë hyrje në RTS prej të hënës në mbrëmje.

Studentët, dita e tretë me radhë i bllokojnë ndërtesat e RTS në qendër të Beogradit dhe në Kushutnjak. Ata paralajmëruan bllokadë deri në njoftimin e radhës, respektivisht deri në shpalljen e konkursit për REM ose mbylljen e RTS-së.

Televizioni shtetëror mbrëmë nuk e emetoi Ditarin e tretë, por vetëm reprizë të Ditarit të dytë, informuan studentët në bllokadë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR