• e premte, 05 dhjetor 2025

IDF-ja njoftoi se tre ushtarë e kanë humur jetën në pjesën veriore të Rripit të Gazës

IDF-ja njoftoi se tre ushtarë e kanë humur jetën në pjesën veriore të Rripit të Gazës

Jerusalem, 3 qershor 2025 (MIA) - Armata izraelite (IDF) sot njoftoi se tre ushtarë të saj e kanë humbur jetën në veriun e Rripit të Gazës. 

Me këtë, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në ofensivën ushtarake në Gazë që nga fillimi i ofensivës tokësore të 27 tetorit të vitit 2023 është rritur deri 424. 

"Publikimi i emrave të tre ushtarëve që e humbën jetën në luftime është miratuar", njoftoi ushtria izraelite, duke saktësuar se ata kanë humbur jetën në veri të Rripit të Gazës. 

Armata izraelite i ka intensifukuar operacionet e saj ushtarake në Rripin e Gazës me qëllim që të marrë kontroll të plotë mbi territorin. 

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gazë, Mahmud Basal, deklaroi se të paktën 15 persona janë vrarë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur mëngjesin e sotëm në sulmet izraelite në jug të Rripit të Gazës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR