• e premte, 05 dhjetor 2025

Vildersi e braktisi dhe me me këtë e rrëzoi qeverinë holandeze për shkak të mosmarrëveshjes për azilin

Vildersi e braktisi dhe me me këtë e rrëzoi qeverinë holandeze për shkak të mosmarrëveshjes për azilin

 Hagë, 3 qershor 2025 (MIA) - Lideri i Partisë Holandeze për Liri, Geert Vilders, është tërhequr nga koalicioni qeveritar, me çfarë  e rrëzoi qeverinë në Holandë. Kjo u njoftua nga liderët e partive të tjera të koalicionit pas një konsultimi të shkurtër me Vildersin.

 "Nuk ka nënshkrim në planet tona për azil. Nuk ka korrigjim të marrëveshjes kornizë. Partia për Liri po largohet nga koalicioni", shkroi Vildersi në rrjetin social "Iks".

 Partnerët e tjerë të koalicionit - Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (NPSD), Marrëveshja e Re Sociale (NOD) dhe Lëvizja e Fermerëve dhe Qytetarëve (FGD) - reaguan ashpër ndaj veprimit të Vildersit. Liderja e FGD-së, Karolin van der Plas, e quajti "një akt të papërgjegjshëm vetëvrasjeje politike", ndërsa Nikolin van Vronhoven e NOD-së e vlerësoi largimin "krejtësisht të papërgjegjshëm". Dilan Jeshilgoz i NPSD-së tha se ishte "jashtëzakonisht e zemëruar".

 E ardhmja e qeverisë së krahut të djathtë, e udhëhequr nga kryeministri i pavarur Dik Shof, ka qenë e pasigurt që nga një takim urgjent i liderëve të koalicionit të hënën në mbrëmje për të diskutuar politikën për azil. Në atë kohë, Vildersi shprehu pesimizëm për mbijetesën e koalicionit, i cili ka qenë në pushtet për më pak se një vit.

 Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR