• e hënë, 23 dhjetor 2024

Emeri: Jemi të zhgënjyer, do të tentojmë t'i rregullojmë gjërat në ndeshjen kthyese

Emeri: Jemi të zhgënjyer, do të tentojmë t'i rregullojmë gjërat në ndeshjen kthyese

Birmingem, 3 maj 2024 (MIA) - Menaxheri i Aston Villas, Unai Emer, ishte mjaft i zhgënjyer nga humbja ndaj Olimijakosit me rezultatin 4:2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencave. Ai pranoi se ekipi i tij nuk performoi në nivelin e duhur.

Megjithatë, spanjolli mbetet optimist se lojtarët e tij mund të rikthehen në ndeshjen kthyese, edhe pse nuk janë më favoritë.

"Tani ata janë favoritë dhe ne duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë për ndeshjen kthyese. Ky rezultat ndryshon tërësisht përgatitjen tonë për Athinë, pasi jemi dy gola në disavantazh. Por tani kemi një shans për të treguar një fytyrë më të mirë, për të kontrolluar lojën më mirë se sot, ndoshta do të jemi në gjendje të kthejmë vetbesimin", beson Emeri. ls/

Foto: Arkiv 

QËNDRONI TË LIDHUR