Ekspertët thonë se tarifat e Trampit nuk do të zgjidhin luftën e prodhuesve amerikanë të automobilave në BE
- Presidenti amerikan Donald Tramp ka vendosur tarifa të reja për importin e automobilave evropiane, duke pretenduar se BE-ja po bllokon markat amerikane nga tregu i tyre, por ekspertët e industrisë thonë se problemi i vërtetë janë vetë automobilat.

Berlin, 4 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ka vendosur tarifa të reja për importin e automobilave evropiane, duke pretenduar se BE-ja po bllokon markat amerikane nga tregu i tyre, por ekspertët e industrisë thonë se problemi i vërtetë janë vetë automobilat.
Tramp ka vendosur tarifë prej 25 për qind për automobilat e importuara, duke pretenduar se përderisa SHBA-ja importon miliona automobila evropiane, eksportimi i automobilave amerikane në BE është "pothuajse i pamundur".
Megjithatë, analistët pohojnë se tarifat e reja nuk kanë gjasa të përmirësojnë performancën e prodhuesve amerikanë të automobilave në Evropë, pasi modelet e tyre nuk janë në përputhje me preferencat e konsumatorëve vendas.
"Tesla është një përjashtim i rrallë, tha Stefan Bracel nga Qendra për menaxhment automobilistik, por kompania po përballet me rënie të shitjeve dhe kritika në rritje ndaj shefit të saj ekzekutiv, Ilon Mask, i cili gjithashtu shërben si këshilltar i Trampit. Në tremujorin e parë, dërgesat e Teslës ranë për 13 për qind.
Vitin e kaluar, Gjermania dërgoi rreth 450.000 automobila në SHBA, ndërsa vetëm 136.000 makina automobila amerikane u shitën në Gjermani, sipas shoqatës gjermane të industrisë së automobilave WDA.
Gjatë vendosjesv së tarifës prej 25 për qind, SHBA-ja kishte vetëm 2.5 për qind tarifë për automobilat nga Evropa, ndërsa norma e BE-së për automobilat amerikane është 10 për qind.
Eksperti i industrisë Ferdinand Dudenhofer, gjithashtu, e thekson madhësinë dhe konsumin e karburantit të automjeteve amerikane si pengesa kryesore, pasi çmimet e karburantit në Evropë janë dukshëm më të larta se në SHBA.
Pa modele më të vogla më konsum më ekonomik të karburantit. Dudenhofer beson se prodhuesit amerikanë do të vazhdojnë të luftojnë në Evropë, pavarësisht nga politikat tarifore. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s