Ekipet e NP "Higjiena Komunale" - Shkup kanë larguar 70 metra kubë nga deponitë e paligjshme
- Ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup gjatë fundjavës së kaluar kanë realizuar aktivitete për largimin e rreth 70 metra kubë mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat e Shkupit: Çair, Gazi Babë, Qendër, Karposh dhe Gjorçe Petrov.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:48, 4 nëntor, 2024
Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup gjatë fundjavës së kaluar kanë realizuar aktivitete për largimin e rreth 70 metra kubë mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat e Shkupit: Çair, Gazi Babë, Qendër, Karposh dhe Gjorçe Petrov.
NP "Higjiena Komunale - Shkup informon se në komunën Çair është intervenuar në rrugët "Vukovarska" dhe "Kërste Asenov", ku janë ngritur 30 metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.
Në rrugët Boris Sarafov, Nikola Pushkarov dhe Hristo Batanxhiev në komunën Gjorçe Petrov janë ngritur rreth 10 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme nga ambalazhet e kartonit, ndërsa në komunën Karposh janë larguar 20 metra kubë mbetje nga deponitë e egra të vendosura në rrugët Prashka dhe Bradfordska, në afërsi të restorantit "Makedonska Kuqa".
Njëkohësisht, gjatë fundjavës janë realizuar aktivitete për pastrimin e deponive të egra edhe në rrugën Vasil Gjorgov në komunën Qendër, si dhe në rrugën Brigada 16 maqedonase në komunën Gazi Babë të Shkupit.
Foto: NP Higjiena Komunale-Shkup