Dy vëllezër janë dyshuar për vrasje nga lakmia në fshatin Lluke në Kriva Pallankë
- Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj dy vëllezërve nga fshati Llukë i Kriva Pallankës, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëpunëtorë kanë kryer veprën penale - Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 4 të Kodit Penal.
- Post By Besnik Shuki
- 15:51, 8 prill, 2025

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj dy vëllezërve nga fshati Llukë i Kriva Pallankës, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëpunëtorë kanë kryer veprën penale - Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 4 të Kodit Penal.
“Të dyshuarit, të moshës 20 dhe 25 vjeç, nga lakmia kanë privuar nga jeta bashkëfshatarin e tyre. Natën mes 24 dhe 25 marsit, ata kanë rënë dakord të kryejnë vjedhje në shtëpinë e viktimës. Vëllai i vogël e ka zgjuar të dëmtuarin dhe e ka nxjerrë jashtë me pretekstin se donte nga ai të blinte raki. Në oborr e ka goditur me shat në kokë, më pas të dy e kanë tërhequr zvarrë së bashku dhe e kanë goditur edhe disa herë me një send. Duke kontrolluar në xhepat e viktimës, ata i kanë marrë 6.000 denarë, të cilat i kanë ndarë mes vete dhe më pas kanë kontrolluar shtëpinë dhe hapësirat tjera ndihmëse. Në fund e kanë lyer trupin e tij me benzinë dhe naftë dhe i vunë flakën, më pas e hodhën në një gropë buzë lumit dhe e mbuluan me pemë dhe gurë”", thuhet në kumteësn e Prokurorisë.
Me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore në Kumanovë, caktoi masën e paraburgimit për dy të dyshuarit, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh. bsh/
Foto: MIA arkiv