Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut
- Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, në disa vende më të dendura (nga 10 deri në 15 l/m²). Lokalisht do të ketë kushte për mot jostabil me reshje të dendura të shiut dhe bubullima, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here erë e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor.
- Post By Fami Bajrami
- 07:53, 29 maj, 2025
Shkup, 29 maj 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, në disa vende më të dendura (nga 10 deri në 15 l/m²). Lokalisht do të ketë kushte për mot jostabil me reshje të dendura të shiut dhe bubullima, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here erë e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 16 deri në 24 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët e luginës herë pas here erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.
Nga DPHM-ja informojnë se të premten dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare dhe do të ketë kushte të izoluara me reshje të dendura të shiut. Prej të dielës vijon periudhë e motit kryesisht stabil dhe të ngrohtë me rritje të ndjeshme të temperaturave ditore. rq/
Foto: arkivi i MIA-s