Zëvendëskryeministri Mexhiti në konferencën ndërkombëtare "Rruga drejt menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave"
- Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti, sot do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në konferencën e 6-të ndërkombëtare "Rruga drejt menaxhimit të qëndrueshëm me mbeturina" nën organizim të Asociacionit të Maqedonisë për menaxhim me mbeturina të ngurta (MASVA).
- Post By Fami Bajrami
- 07:59, 29 maj, 2025
Shkup, 29 maj 2025 (MIA) - Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Izet Mexhiti, sot do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në konferencën e 6-të ndërkombëtare "Rruga drejt menaxhimit të qëndrueshëm me mbeturina" nën organizim të Asociacionit të Maqedonisë për menaxhim me mbeturina të ngurta (MASVA).
Siç është paralajmëruar nga Asoacioni i Maqedonisë për menaxhim me mbeturina të ngurta (MASVA) në konferencën ndërkombëtare do të ketë fjalim dhe Mihail Mateski, kryetar i Asoacionit të Maqedonisë për menaxhim me mbeturina të ngurta, Xhejms Lou, kryetar i Asoacionit ndërkombëtar për menaxhim me mbeturina, Stefan Hudolin, shef për bashkëpunim në delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, si dhe Uzlem Xhanel, ambasadore e mbretërisë së Holandës.
Në kuadër të konferencës, ekspertë vendas dhe të huaj do të flasin për tema potenciale të ekonomisë rrethore, energjinë e gjelbër, mbetjet si resurse, aksionet klimatike dhe qëllimet e dekarbonizimit, teknologjitë inteligjente dhe digjitale në menaxhimin e mbeturinave, standardet ESG dhe të tjera. rq/
Foto: arkivi i MIA-s