Ganiu hodhi mbeturina para objektit të Qytetit të Shkupit, Arsovska kërkoi që ta paguajë borxhin ndaj NP "Higjiena komunale"
- Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, mbrëmë para objektit të Qytetit të Shkupit me një grup qytetarësh, hodhi mbeturina dhe rrënoja që kishin mbledhur më herët nga Çarshia e Vjetër e Shkupit.
- Post By Fami Bajrami
- 07:50, 29 maj, 2025
Shkup, 29 maj 2025 (MIA) - Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, mbrëmë para objektit të Qytetit të Shkupit me një grup qytetarësh, hodhi mbeturina dhe rrënoja që kishin mbledhur më herët nga Çarshia e Vjetër e Shkupit.
Disa media publikuan se qëllimi i këtij aksioni, siç deklaroi Ganiu është të dërgojë porosi në lidhje me neglizhencën dhe mungesën e bashkëpunimit nga ana e autoriteteve të qytetit ndaj Çairit.
Ai akuzoi komunën se prej muajsh përballet me probleme me bartjen e mbeturinave dhe ruajtjen e pastërtisë publike dhe se kërkesat drejtuar Qytetit të Shkupit janë injoruar në vazhdimësi.
Mbrëmë vonë, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dënoi, siç thuhet këtë veprim guerilas të Ganiut, të cilin e vlerësoi si presion dhe përpjekje për të qëruar hesapet më të, “pas publikimit ditëve të fundit të marrëveshjeve të tij të dyshuara kriminale me ndërtimet e egra”. Ajo mes tjerash tha se komuna e Çairit i ka borxh Ndërmarrjes publike “Higjiena komunale” rreth shtatë milionë denarë.
"Të kapëm nëpër komunën e Çairit duke hedhur me kamionë mbeturina ndërtimi dhe mbeturina tjera brenda dhe përreth kontejnerëve tanë me çka Ministria e Punëve të Brendshme dhe shërbimet e inspektimit ta konfiskuan kamionin. I ke borxh 7 milionë denarë 'Higjienës komunale'! Do të pres edhe në Qytetin e Shkupit me të gjitha provat e ndërtimeve të egra", thuhet në komunikatën e Qytetit të Shkupit.
Foto dhe video: Fejsbuku i kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska