• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Durmishi: Çmime më të ulëta edhe me Ligjin për ndalesë të praktikave jo të drejta tregtare

Durmishi: Çmime më të ulëta edhe me Ligjin për ndalesë të praktikave jo të drejta tregtare

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi konsideron se pas përfundimit të Vendimit të Qeverisë për kufizim të marzhit prëfitues të disa produkteve ushqimore në 10 për qind, shtrenjtimi eventualisht i sërishëm enorm i produkteve të përfshira me vendimin, do të parandalohet me Ligjin për ndalesë të praktikave jo të drejta tregtare.

"Në fund të muajit do të hyjë në fuqi Ligji për praktika jo të drejta tregtare, furnitirët dhe blerësit do të harmonizohen lidhur me punën dhe shpenzimet shtesë, do të thotë do të kufizohet marzhi për 10 për qind tek këta furnizotë dhe blerës, me qëllim që çmimi i9 2458 produkteve që i përfshin ajo listë, të jenë në fund të ulura për qytetarët. Të gjitha vendimet që i sollën janë në interres të qytetarëve tanë", tha Durmishi në pyetjen e gazetarëve, pasi që e kumtoi shportën vjeshtore me produktet e përfshira me vendimin qeveritar.

Në të ardhmen, theksoi, do të ketë edhe shporta të tjera kur qytetarët kanë më se nevojë të blejnë produkte themelore, në periudha të caktuara. "Ne vendosim marzhë me të cilën kufizohet përfitimi kur e dimë se tregtarët në përgjithësi i rrisin çmimet. Grupi i punës i cili është formuar nga ministritë e Ekonomisë dhe Punës, Financave, dhe Bujqësisë, bënë analiza dhe e sollën këtë masë. Për të gjitha analizat e ardhshme do të parashtrojnë propozim tek ne për ta parashtruar në Qeveri dhe do të informoheni me kohë. Siç e sollëm këtë propozim dhe e votuam në mbledhje të Qeverisë, nëse në konsultim me tregtarët prodhuesit dhe odat ekonomike shohim se ato prodhime nuk janë adekuate apo nuk sjellim të mira për qytetarët dhe ekonominë, do t'i ndryshojmë", tha Durmishi.

Në shportën konsumatore të ashtuquajtur vjeshtore janë vendosur 73 produkte ushqimroe. Për ta marzhi bruto prodhues do të kufizohet në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë, ndërsa në markete do të shënohen me shkrimin "më pak shpenzime, më shumë për ty".

Vendimi i Qeverisë për kufizim të bruto marzhit përfitues të disa nga produkteve themelore ushqimore do të hyrjë në fuqi ditën e ardhshme pas publikimit në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut", ndërsa do të zbatohet deri më 31 tetor të këtij viti.

Siç kumtoi Durmishi në konferencë për shtyp, vendimi i këtillë është sjellë në bazë të të dhënave nga Enti shtetëror për statistika, për indeks të shpenzimeve për jetë, të cilat tregojnë se krahasuar me gushtin 2024, me dhjetorin 2023, është evidentuar rritje e shpenzimeve për ushqim për 4 për qind. ab/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR