• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski për emërimin e Lutnik: Ekonomia vendore ka miq në ekonominë më të fuqishme në botë

Mickoski për emërimin e Lutnik: Ekonomia vendore ka miq në ekonominë më të fuqishme në botë

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski pret momente pozitive nga bashkëpunimi ndërshtetëror i vendit dhe SHBA-së, pasi presidenti amerikan Donald Tramp e emëroi Hauard Lutnik sekretar për tregti në Qeverinë amerikane, deklaroi sot kryeministri duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë nën sloganin “Dëgjojeni të ardhmen” me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve. Ai pret që Lutnik do t’i japë vlerë shtesë ekonomisë amerikane, botërore, ndërsa me këtë edhe ekonomisë vendore. 

“Po, ju kujtohet kur zotëri Hauard Lutnik ishte këtu në Shkup në Qeveri. Ne flasim për shumë tema dhe kemi një miqësi personale. Sigurisht që pres vetëm momente pozitive nga bashkëpunimi ynë i ardhshëm ndërshtetëror si partnerë strategjikë. Jam i bindur se ai do të sjellë vlerë të shtuar jo vetëm për ekonominë amerikane por edhe për atë botërore, që do të thotë gjëra pozitive edhe për ekonominë maqedonase. Natyrisht që e urova dhe pres vetëm vlerë të shtuar. A ju kujtohet kur ishin mysafirë këtu në Qeveri, kishte nga ata që nuk e komentuan pozitivisht. Është mirë që si qeveri kemi miq në ekonominë më të fuqishme në botë, ekonominë amerikane, kemi njeriun e parë që udhëheq ekonominë më të fuqishme në botë me më shumë se 28, 29 trilionë prodhim të brendshëm bruto dhe siç unë tha, jam i bindur se kjo mund të sjellë vetëm lajme pozitive për sipërmarrësit maqedonas, por edhe për qytetarët e Maqedonisë”, tha kryeministri.

Kryetari i Qeverisë, shtoi se edhe tani ka numër të madh të kompanive amerikane që tashmë janë të pranishme me investime të tyre këtu, të cilat punësojnë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, prodhojnë produkte të Maqedonisë së Veriut të cilat zbatohen në tregun amerikan. 

“Por edhe në të ardhmen kemi një numër të madh të marrëdhënieve partneriteti kur bëhet fjalë për plan për investime amerikane këtu te ne. Kështu që unë me të vërtetë jam optimist dhe duhet të përfshijmë optimizëm dhe të shohim para, të mos shohim para”, deklaroi kryetari i Qeverisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR