• e diel, 22 dhjetor 2024

Kryeministri Mickoski nuk pret kurrfarë tensione në vend pas mesazheve, që vijnë nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

Kryeministri Mickoski nuk pret kurrfarë tensione në vend pas mesazheve, që vijnë nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski nuk pret kurrfarë tensione pas mesazheve dhe deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit. Ai në pyetjet e gazetarëve nëse pret tensione, shkurt është përgjigjur "jo, nuk pres".

I pyetur për koment për deklaratën e liderit të BDI-së, Ahmetit për Ligjin për gjuhët, me të cilin kërkohet ndërhyrja edhe e Qeverisë fqinje, kryeministri Mickoski e cilësoi atë si "shokues".

"Të ndërhyjë te gjyqtarët kushtetues që i ka zgjedhur ai, të jem më i saktë, të ndërhyjë Qeveria e Kosovës te gjyqtarët kushtetues që ai së bashku me LSDM-në i ka zgjedhur. Shokuese", thotë Mickoski. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR