• e hënë, 23 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Perusë

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Perusë

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Perusë, me seli në Bukuresht, Feliks Rikardo Denegri Bosa.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtoi Kabineti i saj, shprehu bindjen se zhvillimi i ardhshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve do të jetë shembull pozitiv dhe sfidë për ngritjen e vazhdueshme të tyre me përmbajtje të reja në zona konkrete.

Duke theksuar se bota sot po përballet me sfida të shumta, presidentja porositi se bashkëpunimi i ndërsjellë është thelbësor jo vetëm për prosperitetin e dy vendeve, por edhe për ndërtimin e një bashkësie më të fortë ndërkombëtare.

"Vendet tona edhe krahas distancës gjeografike, ndajnë vlera dhe aspirata të rëndësishme për paqe, stabilitet dhe zhvillim, të lidhura përmes angazhimit të ndërsjellë ndaj parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, si dhe përmes interesit për përforcimin e lidhjeve kulturore, ekonomike dhe arsimore", theksoi në fjalimin përshëndetës, presidentja Siljanovska Davkova.

Në fjalimin e tij, ambasadori i Perusë, potencoi se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta demokratike, promovimin e paqes, përparimin ekonomik dhe të drejtat e njeriut, duke kontribuar kështu jo vetëm për përforcimin e vendeve të tyre, por edhe për stabilitetin global.

Ambasadori peruan ka theksuar bashkëpunimin shumëpalësh dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Maqedonisë për kandidaturat e Perusë në organizatat ndërkombëtare.

Duke potencuar regjimin pa viza mes dy vendeve, ai shfaqi shpresë për zhvillim të turizmit në të ardhmen. Ambasadori ka potencuar rolin e bashkësisë së vogël peruan në vend në përforcimin e lidhjeve të ndërsjella dhe bashkimin e popujve.

Në ceremoninë solemne, presidentja e uroi ambasadorin kryerje të suksesshme të misionit të tij dhe shprehu besim se përvoja e tij diplomatike do të kontribuojë në thellimin e miqësisë së ndërsjellë. rq/bsh/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR