• e shtunë, 21 dhjetor 2024

DPHM: Për shkak të reshjeve të paralajmëruara, rritje të mundshme të nivelit të ujit dhe probleme lokale në zonat urbane

DPHM:  Për shkak të reshjeve të paralajmëruara, rritje të mundshme të nivelit të ujit dhe probleme lokale në zonat urbane

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Rritje intensive të nivelit të ujërave të lumenjve dhe probleme lokale komunale në zonat urbane të qytetit mund të shkaktojnë reshjet e paralajmëruara të cilat pasdite sipas parashikimeve në më shumë vende do të jenë të rrëmbyeshëm, paralajmëron DPHM dhe shton se vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet rajonit të Shkupit, Kumanovës, Kriva Pallankës, Kratovës dhe Tetovës.

DPHM rekomandon lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve më të vegjël dhe zonave të thata, si dhe kujdes në ato vende ku priten reshje më intensive.

"Konform paralajmërimit se pasdite do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në disa vende edhe stuhi me reshje të rrëmbyeshme (mbi 30 l/m2), nëse proceset janë intensive dhe nëse në vende të caktuara për një kohë të shkurtër ka sasi të dendura shiu, ka mundësi që të ketë rritje të përshpejtuar të nivelit të ujit në lumenjtë e vegjël dhe zonat e thata, ku në lokacione të caktuara mund të paraqiten probleme lokale. Nëse paraqiten këto reshje intensive, të mundura janë edhe probleme lokale komunale në zonat urbane të qytetit”, thonë nga DPHM.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR