• e premte, 06 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, dëshmoi babai i Vanjës, u përgjigj në pyetjet për jetën e tij, zhdukjen dhe hetimin

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, dëshmoi babai i Vanjës, u përgjigj në pyetjet për jetën e tij, zhdukjen dhe hetimin

Shkup, 11 prill 2025 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale - Shkup vazhdon sot gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes me dëshminë e babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski. Ai u përgjigj në pyetjet e kryqëzuara të prokurores, përmes të cilës ajo e pyeti për jetën e tij, zhdukjen e Vanjës dhe hetimin për të.

Në përgjigjet e tij, Gjorgjevski përsëri konfirmoi se nuk e njeh Lupço Palevskin personalisht, por ka kuptuar për të kur ka qenë aktual objekti Tifani. Ai konfirmoi se ishte i varur nga droga narkotike heroinë, për të cilën, siç tha, e ka konsumuar me hundë.

"Po, tregova, gjatë asaj periudhe, është e pamohueshme që kam qenë i varur, të gjithë kolegët dhe shokët e mi e kanë ditur, ndërsa substanca ka qenë heroinë, të cilën e kam konsumuar me hundë, asnjëherë nuk kam përdorur shiringa dhe nuk kam qenë i varur ekstremisht", tha Gjorçevski. 

I pyetur për vendimin për të qëndruar në shtëpi dhe t'i ruaj fëmijët, gjegjësisht pyetja konkrete "Keni vendosur të mos punoni edhe pavarësisht asaj që fëmijët mundeshin të shkonin në kopsht dhe dy gjyshërit kanë mundur të ndihmonin? Ju zgjodhët të mos keni disa vite asnjë kontribut financiar për familjen dhe të jetoni me rrogën e Zoricës? ai u përgjigj se nuk ishte aspak kështu.

"Jo, aspak nuk keni të drejtë, nuk është kështu, ndërsa Zorica ishte shtatëzënë, nuk kishte asnjë të ardhur, jetuam nga kursimet e mia, kishim mjaftë para nga dasma në formën e dhuratave, kisha mbështetje nga babai im, ndërsa sa i përket gjyshërve, nëna e Zoricës ka insistuar të marrim një grua si ndihmëse ndërsa ajo dhe nëna aspak të mos përfshihen në rritjen e fëmijëve. Kishim një përpjekje të pasuksesshme, e morëm një grua ndërsa ishin ende të vegjël, e kapëm duke i dhënë Minjës disa pilula gjumi për ta bërë të qëndrojë e qetë dhe për këto arsye vendosëm të mos kërkojmë grua tjetër për kujdes. Jemi përpjekur edhe me kopsht, i kemi shkruar që të dy, një javë shkuan në kopsht, pastaj dy javë qëndruan në shtëpi të sëmurë dhe prandaj vendosëm unë të qëndrojë në shtëpi, të kujdesem për to, pasi Zorica kishte pagën më të lartë se unë dhe ishte më logjike unë të qëndroja në shtëpi", nënvizoi ai. 

Në pyetjen - Nëse është normale të mos punoni dhe a kishte rëndësi nëse paguheshe apo jo?, ai u përgjigj që nuk ishte normale, por, ishte i detyruar. "Jo nuk ishte normale, por isha i detyruar, nuk kishte kush. Nuk e dija sa kohë do të vazhdojë mungesa ime nga puna, shpresonim që sa më shpejtë të ishte e mundur do të kthehesha në punë pasi për momentin dyert e shumë kompanive më ishin hapur dhe mund të kthehesha në çdo moment në punë", tha Gjorçevski.

Pas Gjorçevskit, të cilit sot pyetje duhet t'i parashtrojë Prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarve tjerë, duhet të dëgjohet edhe i akuzuari Lupço Palevski.

Në aktakuzë qëndron se Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishev dhe Aleksandar Gjorçevski së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e Vanjës 14-të vjeçare me qëllim që ta detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë mjete në para për shpërblim. Rrëmbimi i Pançe Zhezhovskit të dëmtuar në Veles, sërish, sipas aktakuzës, ishte me qëllim që ta detyrojnë t'ua japë automjetin e tij "Citroen" për ta shfrytëzuar për rrëmbimin e fëmijës në Shkup.

Vanja e mitur dhe banori nga Velesi, më 27 dhe 24 nëntor u raportuan të zhdukur, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR