• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Janevska për emërimin e Bogoevskit: Drejtorët e emëruar duhet të jenë mbipatiakë dhe ta kryejnë punën

Janevska për emërimin e Bogoevskit: Drejtorët e emëruar duhet të jenë mbipatiakë dhe ta kryejnë punën

Shkup, 11 prill 2025 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaori se nuk mund ta komentojë punën e dejtorit, i cili është në funksion dy ditë, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për emërimin e Petar Bogojevskit si drejtues të Agjencisë nacionale për programe evropiane arsimore dhe mobilitet.

Pas reagimit se Bogoevski në opinion ka shrpehur shpesh qëndrime antishqiptare, për shkak të së cilës dje vendimi i Qeverisë për emërimin e tij e ka dënuar Bashkimi Demokratik për Integrim, Janevska sot tha se i ka dëgjuar reagimet dhe se nëse paraqiten probleme do të ndërmerren masa.

"Nuk do të isha në gjendje të komentoja për punën e një drejtori që është emëruar një ose dy ditë më parë. Po dëgjoj reagimin dhe, që andej, si të gjithë të tjerët, do të ndjekë punën e drejtorit. Nëse gjithçka është në rregull dhe ai është i depolitizuar, nuk do të kemi problem. Nëse ka probleme të tjera, do të merren masa. Partitë politike kanë interes në funksionimin e Qeverisë, por kur emërojmë zyrtarë, i emërojmë ata që të jenë jopartiakë dhe të kryejnë punën për të cilën janë emëruar, dhe atje për të organizuar dhe zbatuar ligjet dhe për të punuar sa më mirë që të munden", tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske para fillimit të Forumit Ekonomik të organizuar nga "Fajnens Think".

Bashkimi Demokratik për Integrim dje e dënoi ashpër vendimin e Qeverisë për emërimin e Petar Boјojevskit si udhëheqës të Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane – një institucion që ka për qëllim t’i afrojë të rinjtë me vlerat evropiane, e jo t’i ofendojë dhe t’i poshtërojë ata.

"Emërimi i një personi i cili tërë karrierën e tij publike dhe politike e ka ndërtuar mbi fyerje dhe nënçmime ndaj shqiptarëve, paraqet një provokim të drejtpërdrejtë jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për vetë idenë evropiane në vend. Veçanërisht ironike dhe tragjike është që ky individ ka qenë objekt i kallëzimeve penale pikërisht nga partitë e vLEN-it në Qeveri – dhe sot, me mbështetjen e tyre, shpërblehet me një funksion udhëheqës. Ky akt është një sinjal i qartë: fyerjet ndaj shqiptarëve jo vetëm që nuk sanksionohen, por edhe shpërblehen me pozita shtetërore. Kjo është një mesazh i rrezikshëm se kushdo që dëshiron të ndërtojë karrierë politike, mjafton ta poshtërojë popullin shqiptar", qëndroi në komunikatën e BDI-së.

Për më tepër, BDI theksoi se besimi për të menaxhuar fondet evropiane i jepet një personi që jo vetëm ka bërë deklarata fyese ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj vetë Bashkimit Evropian dhe vlerave të tij – çka përbën një fyerje për partnerët evropianë dhe për taksapaguesit e BE-së që financojnë këto programe.

BDI bën thirrje për tërheqjen e menjëhershme të këtij vendimi të turpshëm dhe rikthimin e seriozitetit në proceset që kanë të bëjnë me integrimin evropian, arsimin dhe bashkëjetesën.

Sipas tyre Qeveria nuk guxon të lejojë që shteti të shndërrohet në një skenë për provokime të lira, në dëm të bashkëjetesës dhe perspektivës evropiane. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR