• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: PP të veprojë sipas dëshmive të Arsovskës, ka të vërtetë në atë se pas saj qëndron BDI-ja

Mickoski: PP të veprojë sipas dëshmive të Arsovskës, ka të vërtetë në atë se pas saj qëndron BDI-ja

Shkup, 1 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se Prokuroria duhet të lihet të veprojë sipas dëshmive të parashtruara dje nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska lidhur me "ndërtimet pa leje, të legalizuara në mënyrë joligjore në Komunën e Çairit", e atë e inkurajoi që të denoncojë në MPB se merr kërcënime për jetë.

"Nëse dëshmitë janë dërguar në Prokurorinë publike, propozoj ta lëmë Prokurorinë publike të punojë, dhe kuptohet, nëse ka dëshmi të tilla, të veprojë për to. Këtu nuk ka dilemë, ne nuk mund të sanksionojmë ose nuk sanksionojmë tjerë, ligji duhet të vlejë për të gjithë. Por ta lëmë PP dhe të shohim se çka është ajo që është dorëzuar. Po ashtu, unë me të vërtetë shpreh keqardhje nëse kryertarja e Qytetit merr kërcënime për jetë dhe e inkurajoj menjëherë të shkojë në Ministriinë e Punëve të Brendshme dhe t'i denoncojë, ndërsa MPB-në të hetojë se kush është kërcënuesi dhe menjëherë të veprojë", deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Institutin për shëndet publik.

"Kryeministri u përgjigj se "ka të vërtetë në atë", i pyetur për koment për deklaratat e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe zëvendës kryeministrit Izet Mexhiti - se kryetarja e Qytetit Arsovska "po shfrytëzohet si instrument nga BDI-ja për destabilizim para zgjedhjeve lokale".

"Ka të vërtetë këtu, dhe kjo është e qartë për të gjithë. Por, unë nuk kam çka të shtoj nga ajo që e kanë thënë z. Mexhiti dhe z. Ganiu. Ka të vërtetë dhe shumë shpejtë opinioni do të kuptojë edhe disa hollësira tjera", tha Mickoski. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR