Lirohen çmimet e derivateve
- Për 2,5 denarë lirohet benzina EUROSUPER BS-95, ndërsa për dy denarë benzina EUROSUPER BS-98, dizeli EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) prej sonte në mesnatë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale. Nuk ndryshohet çmimi i Mazutit M-1 NS.
- Post By Sara Ademi
- 13:05, 11 prill, 2025

Shkup, 11 prill 2025 (MIA) - Për 2,5 denarë lirohet benzina EUROSUPER BS-95, ndërsa për dy denarë benzina EUROSUPER BS-98, dizeli EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) prej sonte në mesnatë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale. Nuk ndryshohet çmimi i Mazutit M-1 NS.
Çmimet maksimale të derivateve të naftës prej sonte në mesnatë do të arrijnë:
Benzina motorike EUROSUPER - 95 - 71,50 (denarë/litër)
Benzina motorike EUROSUPER BS-98 74, 00 (denarë/litër)
Dizeli EURODIZEL BS (D-E V) 64,50 (denarë/litër)
Vaji Ekstra i lehtë 1 (EL-1) 64,50 (denarë/litër)
Mazuti M-1 NS 37, 708 (denarë/kilogramë)
Nga KRRE përmendin se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 më 12.04.2025. Tregtarët me shumicë dhe me pakicë me derivatet e naftës dhe derivatet për transport, theksojnë se mund t'i formojnë çmimet e derivateve të veçanta të naftës dhe derivateve për transport më të ulëta nga çmimet e konfirmuara më të larta.
Ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës është mesatarisht 2.40 për qind krahasuar me vendimin e djeshëm të KRRE-së. Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, kanë shënuar rënie mesatarisht: për benzinën me 5,777 për qind, për naftën me 5,057 për qind, për naftën ekstra të lehtë me 5,078 për qind dhe për mazutin rënia është 1,745 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,4851 për qind. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s