Dita e dytë e vizitës së kryeministrit Mickoski në Emiratet e Bashkuara Arabe
- Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, sot vazhdon vizitën zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). Mickoski dje, në ditën e parë të vizitës, u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Abu Dabit, Sheik Muhamed Bin Zajed Al-Nahjan, dhe siç deklaroi u theksua nevoja për marrëdhënie shumë më të ngushta dhe më të frytshme.

Shkup, 15 prill 2025 (MIA) - Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, sot vazhdon vizitën zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). Mickoski dje, në ditën e parë të vizitës, u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Abu Dabit, Sheik Muhamed Bin Zajed Al-Nahjan, dhe siç deklaroi u theksua nevoja për marrëdhënie shumë më të ngushta dhe më të frytshme.
"Nga ana ime, i shpjegova shkurt qëllimet tona si Qeveri, por në të njëjtën kohë, ftova Madhërinë e Tij, Presidentin e EBA-s, të vizitojë Maqedoninë, dhe natyrisht, komunitetin e biznesit të EBA-së për të shqyrtuar nga afër të gjitha mundësitë për investime direkte në fushën e turizmit, infrastrukturës, energjisë, bujqësisë e kështu me radhë - diçka që, jam i bindur se mund të përfaqësojë bazë solide për bashkëpunimin tonë bilateral dhe më të thellë”, deklaroi kryeministri Mickoski.
Siç paralajmëroi shërbimi për shtyp i qeverisë, ekipi qeveritar do të qëndrojë në Emiratet e Bashkuara Arabe deri të enjten, kurse janë planifikuar takime edhe me sheikun Mohamed bin Rashid al Maktum, sundimtar i Dubait, nënpresident dhe kryeministër i EBA-s, me përfaqësues të holdingut zhvillimor të Abu Dabit, me kompaninë shtetërore të investimeve "Mubala", si dhe me kompaninë shtetërore energjetike "Masdar" , dhe disa oda ekonomike, me qëllim të shqyrtimit të mundësive për bashkëpunim në projekte infrastrukturore, investime në agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë, turizëm, inovacion dhe teknologji moderne.
Në përbërje të delegacionit janë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Igor Janusev, si dhe drejtori i Drejtorisë për ZZHTI Goce Dimovski, Koordinatori Nacional për Turizëm Akkan Mahmut dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore. ls/
Foto: Qeveria