Dy vëllezër akuzohen për vrasje dhe për tentim vrasje në mënyrë tinëzare
- – Pas procedurës së zbatuar hetuese, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot parashtroi Aktakuzë kundër dy vëllezërve të akuzuar për vrasje dhe për tentim për vrasje në mënyrë tinëzare.
- Post By Fitore Curri
- 12:15, 28 prill, 2025
Shkup, 28 prill 2025 (MIA) – Pas procedurës së zbatuar hetuese, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot parashtroi Aktakuzë kundër dy vëllezërve të akuzuar për vrasje dhe për tentim për vrasje në mënyrë tinëzare.
“Gjatë hetimit janë siguruar dëshmi të cilat konfirmojnë se më 01.11.2024 në Haraçinë dy vëllezërit të moshës prej 23 dhe 31 vjet me paramendim dhe në mënyrë tinëzare privuan nga jeta një person dhe bënë përpjekje që të privojnë nga jeta edhe një tjetër. Me të dy të dëmtuarit – babë dhe birë të akuzuarit ishin dakorduar që të takohen dhe të bisedojnë për kinse borxh prej 7.000 eurosh. Me automobil kishin mbërritur në lokacionin e dakorduar, por pas një bisede të shkurtër, njëri nga të akuzuarit ka nxjerrë armë zjarri – pistoletë dhe ka filluar të gjuajë drejt viktimave. Nga plagët e shkaktuara babai kishte ndërruar jetë, ndërsa djali ka marrë lëndime të rënda trupore”, njoftoi Prokuroria Publike.
Prokurori publik në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masës së përcaktuar më parë paraburgim për dy të akuzuar, sepse ende ekzistojnë bazat ligjore për masë më të ashpër për sigurim. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s