Pas tre vitesh nga 3 maji fluturime nga Shkupi për në Barcelonë, starton edhe linja ajrore për në Lion
- Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit nga 3 maji lidhet me Barcelonën dhe Lionin. Fluturimet do t’i realizojë Viz er me subvencione nga Qeveria, konfirmuan sot në një konferencë shtypi nga TAV Maqedoni dhe Viz er.
- Post By Fami Bajrami
- 11:11, 28 prill, 2025
Shkup, 28 prill 2025 (MIA) - Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit nga 3 maji lidhet me Barcelonën dhe Lionin. Fluturimet do t’i realizojë Viz er me subvencione nga Qeveria, konfirmuan sot në një konferencë shtypi nga TAV Maqedoni dhe Viz er.
Në relacionin Barcelonë-Shkup do të ketë fluturime dy herë në javë, të martën dhe të shtunën, ndërsa deri në Lion tre herë, të martën, të enjten dhe të shtunën.
Fluturimi i parë nga Shkupi për në Barcelonë do të realizohet të shtunën në orën 18:50, ndërsa dy pasagjerë do të kenë bileta falas përmes përzgjedhjes në rrjetet sociale.
"Pas pauzës trevjeçare, lidhim përsëri Shkupin dhe Barcelonën në rrugë ajrore. Kthimi i kësaj linje është rezultat i një vizioni të përbashkët, bashkëpunimi dhe angazhimi të fortë nga partnerët tanë, Qeveria dhe Viz er", ka thënë sot në konferëncën për shtyp Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
Ai thotë se kjo linjë do të jetë edhe më popullore se tre vjet më parë me shumë pasagjerë.
Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit për herë të parë lidhet me Lionin, siç tha Kurt, një qytet i veçantë që ka shumë për të ofruar nën mbrojtjen e UNESKO-s dhe vendlindja e kinematografisë me një ofertë atraktive gastronomike.
Kurt ka thënë se janë targetuar destinacionet në brigjet spanjolle dhe italiane, rikthimi i linjës për në Larnika të Qipros, si dhe hapja e linjave direkte për në Pragë dhe Madrid.
Me mbështetjen financiare të Qeverisë në fund të marsit duhej të startonte edhe fluturimi Shkup-Dubai, por Flajdubai është shtyrë deri në vjeshtë. Lehtësimi i regjimit të vizave i shpallur nga Qeveria, sipas menaxhmentit të TAV do të sjellë shumë pasagjerë në linjën e paralajmëruar.
Foto: arkivi i MIA-s