Deri ora 17 në Strugë dalja është 29 për qind, në Vevçani 56 për qind
- Njëzet e nëntë për qind nga 60.894 votues të regjistruar në komunën e Strugës deri ora 17 e kanë realizuar të drejtën e tyre votuese në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Dalja deri ora 17 në komunën Vevçani është 56 për qind nga 2.072 votues të evidentuar në listën zgjedhore.
- Post By Besnik Shuki
- 18:24, 24 prill, 2024
Strugë, 24 prill 2024 (MIA) - Njëzet e nëntë për qind nga 60.894 votues të regjistruar në komunën e Strugës deri ora 17 e kanë realizuar të drejtën e tyre votuese në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Dalja deri ora 17 në komunën Vevçani është 56 për qind nga 2.072 votues të evidentuar në listën zgjedhore.
Kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore Minir Zhuta dhe Menka Kukoska informojnë se votimi po zhvillohet qetë pa kurrfarë shkelje të procesit zgjedhor.
Në komunën e Strugës votohet në 101 vendvotime, ndërsa në Vevçani qytetarët të drejtën e tyre votuese mund ta realizojnë në tre vendvotime. bsh/
Foto: MIA