• e hënë, 23 dhjetor 2024

Specializantët privatë në takim me Taravarin

Specializantët privatë në takim me Taravarin

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Specializantët privatë pritet që sot të takohen me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari.

Hristina Ilioska Çeshlaroska, specializante private e mjekësisë interne dje në një deklaratë për MIA-n informoi se takimi me Taravarin do të mbahet në orën 10 në hapësirat e Ministrisë së Shëndetësisë. 

  Генералниот секретар на Алијансата за Албанците (АА), Аребен Таравари, денеска на прес- конференција во Гостивар, се осврна на именувањето на Љубомир Фрчкоски за амбасадор на Северна Македони

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dje kumtoi se në seancën qeveritare është marrë vendim për punësimin e 600 specializantëve privatë prej të cilëve 300 deri në fund të vitit.

"Edhe një premtim i realizuar. Deri në fund të vitit do të punësojmë 300, ndërsa vitin e ardhshëm plus 300 specializantë privatë. Sot me propozimin e ministrisë së shëndetësisë, në mbledhje të Qeverisë, e shqyrtuam dhe miratuam informacionin për punësim të specializantëve privatë nga sfera e shëndetësisë, të nevojshëm për institucionet shëndetësore publike në RMV për vitin 2024", shënoi në rrjetet sociale Taravari.

Me këtë vendim, siç theksoi Taravari, Ministria e Financave merr përsipër që deri në dhjetor të vitit 2024 të sigurojë mjete shtesë financiare në vlerë prej 38.000.000 denarë për punësimin e 300 specializantëve privatë.

Задоволни од владината одлука за вработување на приватни специјални, но повеќе информации очекуваме како ќе се одвива целиот овој процес на утрешната средба со министерот за здравство Арбен Т

Specializantja Ilioska Çeshllaroska e përshëndeti vendimin qeveritar për punësimin e specializantëve privatë, por më shumë informacione se si do të zhvillohet i gjithë ky proces presin të marrin në takimin e sotëm me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari.

"Për nesër kemi caktuar takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari, pra supozoj se në atë takim do të diskutohet më detajisht se si do të zhvillohen ato punësime. Lexuam se do të jenë 300 këtë vit, ndërsa 300 tjerë vitin e ardhshëm. Nesër presim të saktësohet se cilët do të jenë grupi i parë i të punësuarve, çfarë do të ndodh me ata kolegë që nuk do të përfshihen në fazën e parë të punësimeve etj. Punësimi si pikë ishte një nga kërkesat tona, por duhet të shohim se si do të bëhen ato punësime, në çfarë mënyre, po për ata kolegë që nuk do të përfshihen nga punësimi, nëse do t'u rriten pagat dhe si do të zhvillohet. Të shohim se cila është ideja e tyre", tha Ilioska Çesllaroska.

Лекарите специјализанти кои денеска протестираат пред Министерството за здравство побараа итна средба со министерот за здравство со цел решавање на нивните барања. Во моментот, во тек е соста

Në periudhën e kaluar, specializantët privatë kanë kërkuar vazhdimisht kushte më të mira pune dhe të ardhura më të larta. Ata organizuan disa protesta dhe në prill të këtij viti hynë në grevë të përgjithshme. Ndër kërkesat e tyre janë rritja e pagave, rifutja e sigurimit shëndetësor falas për të gjithë specializantët privatë, si dhe rregullimi i statusit të punës.

Në klinikat shtetërore në vend punojnë rreth 400 specializantë privatë për kompensim mujor prej 26.000, ndërsa një nga kërkesat e tyre ishte rritja e tij në 40.000 denarë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR