Në Shkup sanksionohen 108 shoferë
- Sanksionohen 108 shoferë në Shkup në aksionin e djeshëm të policisë.

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Sanksionohen 108 shoferë në Shkup në aksionin e djeshëm të policisë.
"Nga 108 sanksionet e shqiptuara, tetë janë për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dhjetë gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave, pesëmbëdhjetë gjoba për mosrespektimin e shpejtësisë së qarkullimit, tri gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit", informojnë nga MPB-ja. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s