• e premte, 22 nëntor 2024

Deputetja Saranda Ymeri nga "Vlen" i bëri thirrje liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, të marrë pjesë në shënimin e Marrëveshjes së Ohrit

Deputetja Saranda Ymeri nga

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Deputetja Saranda Imeri nga koalicioni "Vlen" ka thirrur sot liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, që të marrë pjesë në shënimin shtetëror më 13 gusht – ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001.

Në konferencën e sotme për media, deputetja Imeri theksoi se arsyeja e fjalimit të saj ishte përpjekja, siç tha ajo, “për të privatizuar një datë të ndritur të historisë shqiptare”.

"23 vjet më parë u shkrua një kapitull i ri në historinë e Maqedonisë, kur u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit. Për mua, si vajza e Imer Imerit, njërit prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje historike, kjo paraqet shumë më tepër se një dokument politik. Është trashëgimia e një brezi që luftoi për një të ardhme më të mirë dhe një shoqëri të përbashkët. Ndihem е indinjuar kur shoh që një datë e cila duhet të na bashkojë është duke u përdorur për interesa të ngushta partiake", tha ajo.

Imer sqaroi se pasi zyrtarisht i kanë dërguar ftesat, përfshirë edhe për BDI-në, Ali Ahmeti vendosi ta devalvojë festën shtetërore dhe institucionale të ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit me një festë private.

"Në emër të personazhit dhe veprës së babait tim, shfrytëzoj rastin t'i drejtohem personalisht zotit Ali Ahmeti. Askush nuk ka të drejtë të privatizojë përfitimet për shqiptarët nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Prandaj ju bëj apel që të mos bëni përçarje mes popullit tonë. Të gjithë duhet ta respektojmë këtë ditë me respekt. Synimet tuaja janë transparente dhe lexohen paraprakisht", theksoi deputetja.

Sipas saj, patriotizmi shqiptar assesi nuk duhet të shfrytëzohet si mburrojë për mbrojtjen e krimit dhe politikanëve të pandershëm.

"Dëshmorët, invalidët dhe luftëtarët e gjallë të UÇK-së, si dhe nënshkruesit e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Imer Imeri dhe Arbën Xhaferi, kishin qëllime të sinqerta dhe nuk luftuan dhe punuan për tenderë të montuar dhe pasurime personale. Mos e përdhosni 13 gushtin 2001. Data që që solli paqe, tani e përdorni 23 vjet më vonë për përçarje mes popullit shqiptar, vetëm për asrye se jeni në opozitë.  Unë sinqerisht shpresoj që ju të rishikoni vendimin tuaj dhe të pranoni ftesën në vend të një eventi feste për të marrë pjesë në festën shtetërore të kësaj date të rëndësishme", theksoi ajo. sa/

Foto: MIA


QËNDRONI TË LIDHUR